Alban Skënderaj emërohet ambasador

Ai është këngëtar shumë i dashur për publikun dhe këngët e tij i kanë bërë për vete të gjithë. Suksesi i rradhës për Alban Skënderajn nuk ka të bëjë me këngën por me diçka tjetër po mjaft interesante.

Ai së fundmi është emëruar ‘I pari Ambasador i gjuhës italiane në Shqipëri”.

Lajmin e ka bërë publik vetë këngëtari me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku falenderon ambasadorin Alberto Cutillo dhe ambasadën italiane për çmimin e marrë.

“Faleminderit ambasadorit Alberto Cutillo dhe Ambasades Italiane ne Shqiperi e cila me nderoi si te parin Ambasador te gjuhes italiane ne Shqiperi. Nje shembull miqesie, integrimi dhe respekti reciprok i dy popujve tane”, shkruan Albani.