Aktorja e njohur e “Portokalli” pret të bëhet nënë, ja kush është ajo

“Jam dashuruar me një artist gjithë humor dhe kam plan të martohem” ishte deklarata e aktores së humorit Delinda Zhupa, para një viti kur shpalli fejesën me skenografin Eldo Disha. Aktorja, e cila qëlloi menjëherë në shenjë me personazhin tipik, Miss Dhoqina Shtrëmbari, u bë e njohur me imitimin e drejtoreshës së Tatimeve, Briseida Shehaj. Po cila është jeta private e Delindës dhe të rejat në jetën e aktores, e cila është dashuruar me një artist dy vite më të madh, që po ashtu ka përfunduar studimet e larta në Universitetin e Arteve. Miq të afërt dhe kolegë të Zhupës kanë pohuar se ajo ka ndarë me ta lajmin e shtatzënisë dhe se pret të bëhet nënë për herë të parë, me djalin me të cilin bashkëjeton në Tiranë. Nuk dihet ekzaktësisht në cilin muaj të shtatzënisë është, por e rëndësishme është që aktorja ka vazhduar normalisht turin me shfaqjet e trupës në rrethe. Gjithsesi ajo përpiqet të jetë pak diskrete për këtë shtatzëni, pasi poston vetëm foto që nuk lejojnë dukjen e barkut. Delinda u fejua me parterin pas disa vitesh lidhje. Në ndonjë intervistë të aktores ajo kishte shprehur dëshirën për t’u martuar brenda vitit 2016. Nuk dihet nëse ardhja në jetë e fëmijës do të shoqërohet me ceremoni celebrimi me të fejuarin 28 vjeçar.