Aksident në ish-Bllok: Ish-konkurentja e Big Brother përplaset me makinë (Fotot)

Mbrëmë në mesnatë ka ndodhur një aksident në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. “Newsbomb.al” bën të ditur se ngjarja ka ndodhur tek “Libri Universitar” ku janë përplasur 3 automjete rreth orës 00:00.

Armela-Hysenaj-2

Në një nga automjetet ka qenë Armela Hyseni, ish-banorja e “Big Brother” e cila udhëtonte me një “Smart” të kuq.

Armela është përplasur me dy automjete të tjera teksa drejtonte makinën.

Armela-Hysenaj-1

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar.

Armela-Hysenaj-3