My STORY

“Ajo më shpëtoi jetën, mund të kisha vdekur…”, Antonio Banderas tregon historinë e tij tronditëse

Banderas

order generic Lyrica Ai njihet nga të gjithë si një nga aktorët më të dashur dhe më të suksesshëm. Asnjë nuk do t’i harrojë rolet e famshme të aktorit Antonio Banderas.

I ftuar në emisionin e Jimmy Kimmer, aktori ka rrëfyer një histori tronditëse nga jeta e tij, që i ka ndodhur në vitin 2017.

Banderas atë vit pësoi atak kardiak dhe falë ndihmës së të dashurës së tij, Nicole Kimpel, arriti t’i shpëtojë vdekjes.

“E dashura ime ka dhimbje koke dhe mban gjithmonë aspirina me vete. Nuk kishim asgjë tjetër në shtëpi. Më dha atë të vetmen që gjeti. Atë mëngjes, kur fillova të kisha simptomat, i vetëdijshëm për çfarë po më ndodhte, por pa mundur të reagoja, ajo më futi një aspirinë në gjuhë. Më shpëtoi jetën. E kam jetë të dytë këtë që po jetoj dhe shumë gjëra ndryshuan që atëherë”, u shpreh aktori.