Abuzoi seksualisht me 6 kursante teksa u jepte leksione aktrimi, arrestohet aktori i famshëm

Aktori i famshëm, Christopher Ogugua, i njohur nga të gjithë si Chris Obi, është akuzuar së fundmi për abuzim seksual me 6 vajza të moshës 20-vjeçare. Mediat e huaja shkruajnë se aktori i “Star Trek”, ushtronte kurse aktrimi dhe i mësonte vajzat të ‘aktronin’ skena intime, duke abuzuar më pas me to, shkruan Panorama Plus. Një gjë e tillë ka ndodhur në periudhën kohore mes korrikut të vitit 2012 dhe gushtit të 2018-s. Gjithashtu bëhet e ditur se 51-vjeçari ka përfunduar në pranga në aeroport, teksa do të fluturonte për në shtëpi, në Los Angeles.