A të dhembi kur ta ndërruan? Linda i tregon moderatorit si bëhet operacioni i ndërrimit gjinor

Makeup artistja shumë e komentuar në media, Linda Rei ishte e ftuar së fundmi në emisionin “n’Kosovë show”, ku gjatë intervistës tregoi më shumë për jetën e saj. Moderatori Shpëtim Desku ishte shumë kurioz mbi operacionin që ka bërë Linda për ndërrimin gjinor.

Moderatori: Na i shpjego pak si është?

Linda: Si të gjitha operacionet normale. Si është? Hej Zot. Kur të bie dhëmbi dhe të vë dentisti një dhëmb tjetër, a ha njësoj bukë?

Moderatori: Dhëmbi kur ndërrohet dhemb, a ka dhimbje?

Pas kësaj pyetje të moderatorit, Linda, i ftuari Valton Krasniqi dhe publiku plasën në të qeshura.

“Mos ma ktheni në humor. Jam duke e pyetur shumë seriozisht“, tha moderatori Shpëtim Desku.

Linda: Po ça kujton ti se është si makinë, marrin një pjesë plastike dhe ta vendosin si lodër? Trupi im, është mish.

Moderatori: Është marrë mish nga pjesa jote e trupit?

Linda: Operacioni i ndryshimit gjinor nuk është siç bën gjoksin, që fut në trup diçka artificiale. Ajo ‘poshtë’ me atë që ke transformohet, nga ashtu në ashtu. 

Moderatori: Tani e kam të qartë.