A është gati Celine Dion të martohet pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit? Artistja përgjigjet hapur

Rreth 4 vite më parë Celine Dion përjetoi një nga momentet më të vështira për shkak të ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj, Rene Angelil. Së fundmi në një intervistë për “Watch What Happens Live with Andy Cohen” artistja e njohur ka treguar si ka qenë jeta e saj pas vdekjes së bashkëshortit dhe a mendon të martohet sërish. “Tani nuk kam një të dashur. Por kjo nuk do të thotë se nuk do të gjej dikë në jetën time. Nëse do e gjeja do të ishte shumë mirë. Nëse nuk do e gjeja do të ishte shumë mirë, sepse unë vazhdoj të jem e dashuruar. Unë kam jetuar gjithë jetën me Rene, ai është akoma brenda meje. Unë e shoh atë çdo ditë në sytë e fëmijëve të mi. Jam shumë e apasionuar me jetën dhe ndihem me fat që kam tre fëmijë. Por do të jem e hapur nëse ndodh. Tani nuk po kërkoj gjë. Mendoj se është diçka që ndodh, vjen dhe ti e ndjen”, ka thënë Celine.

Në fillim të këtij viti u tha se artistja e njohur kishte nisur një lidhje me një mikun e saj, me të cilin u fotografua e kapur përdore. Por në intervistën e saj për “WWHL” ka treguar se ata janë thjesht miq të mirë dhe se thashethemet ishin të rreme pasi ai është gay. Celine Dion u njoh për herë të parë me bashkëshortin e saj në moshën 12-vjeçare dhe kaluan më shumë se 20 vite si të martuar. /revistawho.com