20 vjeçari që mashtroi dy moderatoret e njohura ishte i inflirtuari i Agim Bajkos, Edlir Reka rrëfen skenarin

20-vjeçari i cili mashtroi duke u shtirur si piktor me famë botërore në dy emisionet “Rudina” në televizionin “Klan” dhe “Ftesë në pesë” në “Top Channel”, në fakt ka qenë duke aktruar. Edlir Reka ka zbuluar të vërtetat e këtij inskenimi duke thënë se gjatë gjithë kohës ka luajtur rolin e një aktori të inflirtuar nga emisioni “Bypass Show” i “Vizion Plus”.

Edlir-Reka-2

Sipas Elirit, gjithçka ka ndodhur me dijeni të plotë për të provuar nivelin e gazetarisë në Shqipëri dhe sipas tij, ai ia ka arritur të aktrojë siç duhet rolin që iu përcaktua. Ai shprehet se nëpërmjet këtij roli, vërtetoi sesa “përtokë është gazetaria shqiptare”. Stafi i “Bypass Show”, që drejtohet nga Agim Bajko e ka marrë përsipër këtë shpjegim duke e shtjelluar rastin në puntatën e djeshme ku u sqarua se Edliri ishte i infiltruari i tyre. Emri i 20-vjeçarit Edlir Reka u shfaq kudo në mediat online, pasi ai pretendoi se kishte fituar çmimin e parë të një konkursi në Moskë, por dikush me koment në Instagram zbuloi se piktura i përkiste një artisti të huaj.

Edlir-Reka-1

 

Kaq mjaftoi që të zbulohej se, pothuajse të gjitha pikturat e publikuara në Instagram-in e tij ishin fotomontazh. Gënjeshtra e Edlir Rekës tronditi mbarë opinionin publik dhe nxiti debate të mëdha në rrjetet sociale. Pati dhe një reagim nga ana e Rudina Magjistarit, e cila sërish e ftoi Edlirin në emision për të sqaruar të vërtetën, pa qenë në dijeni se ai në të vërtetë ishte një aktor i “Bypass Show”, shkruan Lapsi.al. Në këtë shkrim gjeni fjalën e tij të plotë:

Edlir-Reka-3