20 vite “Top Albania Radio”/Dj Vini shfaq dokumentarin ku personazhet VIP rrëfejnë jetën brenda radios së famshme

Me rastin e 20 viteve pune në “Top Albania Radio”, Ervin Xhixho, ( Dj Vini) ndër të parët që Dj në TAR, prezantoi mes miqsh, kolegësh e ish-kolegësh të “Top Albania Radios” dokumentarin “Top Albania Radio – The Beginning”.

Ky dokumentar flet për fillimet e radios së parë private kombëtare në Shqipëri, radio që solli revolucion jo vetëm në radiofonineëshqiptare.

Ky dokumentar është i pari dhe i vetmi, deri tani, që i kushtohet “Top Albania Radios”, i sjellë nga rrëfimi dhe emocionet e 4 personazheve shtyllë të asaj kohe në TAR: Zamira Koleci- Kryeredaktore Lajmesh në TAR, Gerta Heta- spikerja e parë në TAR, Bojken Lako, Drejtori Artistik dhe Saimir Kodra, realizues i të famshmes |Radio Mania”. Dj Vini e prezantoi këtë dokumentar në ambientet e COD, pranë Kryeministrisë si dhuratën më të bukur që mund t’i bënte “Top Albania Radios” në 20 vjetorin e saj./Story.al