12 fustane për 3 netë, Alketa Vejsiu zgjedh këtë stilist shqiptar për veshjet e ‘Festivalit të Këngës’

Në datat 19,20 dhe 22 dhjetor Alketa Vejsiu do të ngjitet në skenën e madhe të ‘Pallatit të Kongreseve’ për të prezantuar ‘Festivalin e 58-të të Këngës’. Këngëtarët dhe produksionet me të cilat ata marrin pjesë janë prezantuar para publikut dhe tashmë po bëhen përgatitjet e fundit para festivalit. Duke qenë se ky është një event shumë i rëndësishëm Alketa po përgatitet që të jetë e kuruar në detaje. Moderatorja ka treguar se për 3 netët e festivalit do të veshë 12 fustane, të cilët duket se po punohen me shumë kujdes posaçërisht për të.

Ajo ka zbuluar se për veshjet po bashkëpunon me stilistin Valdrin Sahiti, i cili është një nga miqtë e saj më të mirë dhe kjo nuk është hera e parë që ata punojnë bashkë. Valdrini iu bashkua sfilatës së ‘Class’ që Alketa organizoi për këtë vit dhe prandaj Vejsiu e njeh mirë stilin e dizanjerit të njohur. Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një video në të cilën shihet se fustanet po priten sipas përmasave të saj, që të shkëlqejë në të gjitha ditët e festivalit.

Alketa-2

Kujtojmë se këtë vit në ‘Festivalin e Këngës’ konkurojnë disa nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare si Elvana Gjata, Arilena Ara, Era Rusi, Eli Fara dhe Stresi, Albërie Hadërgjonaj, Bojken Lako, Olta Boka etj. /revistawho.com