10 hapa të thjeshta për një jetë më produktive në një vit të vetëm

Çdo fillim viti i premtojmë vetes shumëçka. Ndodh që nga e shkuara të mos kemi patur përfitime të shumta dhe kjo shpesh bëhet shkak që të bëjmë pyetjen klasike: ku gabova?

Nuk është aq e lehtë të gjesh një faktor të vetëm në një zinxhir ngjarjesh, veprimesh dhe kontaktesh përgjatë një periudhe 12 mujore. Ndonjëherë, mjafton të fokusohemi tek ajo çka është më e rëndësishme dhe prioritet në jetë: vetja. Raporti me punën, shoqërinë dhe ato që na rrethojnë ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë tek ne, ndonëse jo gjithmonë e kuptojmë këtë.

Por, si ta ndryshojmë jetën në një vit të vetëm? Ndonëse duket e pamundur, studiuesit kanë dalë në përfundimin se ju duhet të ndiqni këto 10 hapa të thjeshta për të kuptuar se në pak kohë, fokusi i juaj do të jetë suksesi.

1. Përcaktoni një plan afatgjatë për të ardhmen
2. Fokusohuni tek mënyra se si do t’i mbaroni punët dhe jo të nxitoheni të mbyllni gjithçka në një ditë të vetme
3. Mos ngurroni të përballeni me gabimet në të shkuarën; përdorini ato si mënyrë për të përmirësuar të tashmen
4. Organizoni një hapësirë krejtësisht private, qoftë një dhomë, zyrë apo edhe një tavolinë e vogël
5. Fshini nga ‘lista’ ato qëllime që, pavarësisht se ia keni vënë vetes, nuk ju bëjnë të ndiheni komfort
6. Përpiquni të analizoni dhe të kuptoni nëse gjërat në të cilat besoni më shumë, ia vlejnë vërtetë për mund e sakrificë
7. Krijoni qasje me realitetin, jo me përjetimet emocionale
8. Drejtojini vetes pyetjen: “Është kjo ajo që dua vërtetë apo ajo me të cilën jam mësuar?”
9. Eleminoni ato gjëra që ju interesojnë më pak
10. Gjeni pozitivitetin në çdo ditë që kalon, sado probleme t’ju ketë sjellë ajo